Një minator 60-vjeçar ka humbur jetën sot, pasi dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Blutë e Bulqizës bëjnë me dije se sot rreth orës 11:30 minatori 60-vjeçar Zeni Murati, është dërguar në spital pa shenja jete.
60 vjeçari Zeni Murati mësohet se ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë nga masivi i gurëve.
Kolegët e tij e kanë patur të pamundur shpëtimin e jetës për shkak të plagëve të marra
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh. 40 vjeçari Hajdar Bala humbi jetën në vend, ndërsa u plagos rëndë edhe një 29 vjeçar.
Njoftimi Policisë
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes./vizionplus.tv/