Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.
Mediat vendase bëjnë me dije se adoleshenti Alen Karaboja, ndërroi jetë në spital si pasojë e një aksidenti të rëndë me motor të ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në në Bienno, në Vallecamonica, në provincën e Brescias.
17-vjeçari ishte duke udhëtuar me motor bashkë me shokun e tij 15-vjeçar, kur për arsye ende të panjohura humbi kontrollin dhe u përplas me një mur.
15-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv.