EMRI/ I dënuar me mbi 3 vjet burg, arrestohet 24-vjeçari nga Laçi

5 months ago 20
Reklamë

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim. Fation Fufi, banues në Laç, u ndalua teksa hynte në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit.

“Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të datës 01.02.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet, 10 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2020, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit, 15 emigrantë nga Vendet e Treta”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. /vizionplus.tv

Read Entire Article