Policia e Beratit vuri sot në pranga një 55-vjeçar në Poliçan, i cili ishte në kërkim për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
55-vjeçari i arrestuar Artur Zotkaj, rezulton se është vëllai i kryebashkiakut të Poliçait, Adriatik Zotkaj.
Zotkaj është dënuar me 1.4 vite burg, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në biznesin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 19 kilogramë cannabis sativa.
Vendimi i Gjykatës së Beratit, i datës 13.03.2017, që e dënoi këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim u apelua në Gjykatën e Apelit në Vlorë, e cila 3 muaj më parë vendosi rikthimin në burg të Zotkaj, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat.
Shtetasi Artur Zotkaj nuk u gjet në banesë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit dhe policia e kishte shpallur në kërkim.Zotkaj ishte në arrati,deri më sot kur ai u arrestua në një nga bizneset familjare në malin e Tomorrit.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan. Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv