EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 46-vjeçari, pritet ekstradimi

1 month ago 23

Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar këtë të mërkurë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas njoftimit zyrtar, 46-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim nga autoritetet italiane për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të dokumenteve të falsifikuara.

“Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 5”.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Don Bosko” dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article