Paraditen e kësaj të marte është finalizuar operacioni policor “Stampa”, ku është arrestuar Metodi Marku, pasi ishte i shpallur në kërkim për për falsifikim të stampave dhe formularëve.
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Ali Dem, u kap shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv