“Emri i tij ju tmerron”, Vokshi debate me Felajn: Nuk guxoni as ta përmendni Sali Berishën

3 months ago 7
Reklamë

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, teksa deputetja Albana Vokshi e ka quajtur të turpshme faktin që emri i Sali Berishës nuk është lexuar kur është lexuar kërkesa e bërë nga 7 deputetë të PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha se Berisha e tmerron mazhorancën, e cila e pengon që të ushtrojë të drejtën e deputetit.

DEBATI

Vokshi: As emrin nuk ia përmendni. Është firmosur nga zoti Sali Berisha, kryetari PD-së. Kjo është e turpsjhme. Nuk guxoni që t’ia lexoni as emrin që të bëjë interpelancë me Ramën. E keni aty. Është i pari mes 6 emrave. Më jepni 10 minuta.

Felaj: Duhet të flisni për çështjen e ditës, jo për procedurë. S’jua jap dot 10 minuta për procedurë. Respektoni rregulloren.

Felaj-replikë me Spahon: Ku e gjeni ju të drejtën, kur nuk ia ka dhënë gjykata të drejtën. Ku e gjeni të drejtën juve? Zotit Berisha i është ndalura pjesëmarrja në Parlament, me vendim gjykate.

Vokshi: Nuk mund të bëni komente ndaj çdo deputeti të opozitës. Nuk mund të ndërhyni. Jemi deputetë që përfaqësojmë qytetarët, kush jeni ju që të na mësoni se çfarë do të flasim. Ju as emrin nuk ia lexoni dot Berishës, se ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate? Po mashtroni përsëri që Berisha të ushtrojë të drejtën e deputetit. /vizionplus.tv

Read Entire Article