EMRI/ Kapet me armë zjarri 18-vjeçari në Shkodër

5 months ago 24
Reklamë

Shkodër– Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi lëvizte i armatosur me pistolotë.

Vizion Plus mëson se i arrestuari është shtetasi Jasin Drijaj, 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

“Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak”, njofton policia.

I riu u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar  “Sinjali”, i organizuar nga Komisariati i Policisë Shkodër dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, 2 krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Read Entire Article