Operacioni policor i koduar “Shinat” është finalizuar në Fier me sekuestrimin e armëve të zjarrti, armë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shinat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armëve dhe municionit.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Ezmir Ibishi, 31 vjeç, banues në Fier.
Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit.
31-vjeçari monitorohej prej kohësh nga policia, në orë të ndryshme të natës apo të ditës ai qëllonte në ajër me breshëri automatiku, duke alarmuar banorët e zonës.
/vizionplus.tv