Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e sotme, ku avokati Sokol Mëngjesi u dhunua me sende të forta nga katër persona, tashmë të identifikuar nga policia.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga kjo ngjarje. Sipas gazetarit, kanë qenë në total 8 trashëgimtarë të përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.
Pasi kanë fituar pronën, një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën. Ai që ka refuzuar të paguajë studion ligjore ka qënë Dritan Nano.
Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon. Po pasojë të kontratës që kishin lidhur më heret, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos t’a bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin.
Dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situata dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.
Ata i takuan përpara një muaji ku nuk ranë dakord. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar./vizionplus.tv