Një 38-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Itali.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Potenza”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Ermal Furriku, 38 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. /vizionplus.tv