EMRI/ Në kërkim për tentativë vrasjeje, kapet i riu në Kurbin, i dështon plani i arratisjes

5 months ago 9
Reklamë

Një 19-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi ishte shpallur në kërkim për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Kurbinit njofton se i riu tentoi të arratisej, por këtë herë pa sukses. Vizion Plus mëson se i arrestuari i cili u kap në Mamurras është Paulor Noka. Në momentin e kapjes, Policia i gjeti 19-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Në momentin e kapjes së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e tij, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që i posedonte 19-vjeçari.

Shtetasi P. N. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi Paulor Noka dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasve K. N dhe E. N.

Në vijim të veprimeve procedurale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Read Entire Article