EMRI/ Plagosi me thikë një person në Tiranë, arrestohet “problematiku” i Bulevardit të Ri

4 months ago 26

Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme nga punonjësit e Komisariatit numër 3 në Tiranë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i arrestuari është Armando Jakupi, i cili ka plagosur me thikë një person.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin e Ri. Autori dyshohet se ka qënë nën efektin e alkoolit.

Reagimi:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article