EMRI/ Po transportonte 26 kg drogë me fugon, arrestohet i riu shqiptar në Itali, e ‘tradhtoi’ reagimi para efektivëve

6 months ago 34
Reklamë

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur në flagrancë duke transportuar një sasi të madhe droge.

Efektivët e Leçes kanë ushtruar kontroll, në një lokalitet në zonën e Barit, në një fugon të drejtuar nga 25-vjeçari Ariet Prendi, me kombësi shqiptare.

I riu ka shfaqur menjëherë një qëndrim nervoz, gjë që ka shtyrë efektivët të hetojnë më tej, duke kryer një kontroll personal duke përfshirë automjetin me ndihmën e njësive të qenve.

Rezultati i kontrollit bëri të mundur identifikimin e një fundi të rremë të krijuar në dyshemenë e mjetit, i cili mund të hapet duke përdorur një pajisje speciale të pajisur me një panel të fshehur butoni, brenda të cilit u gjetën blloqe hashashi me peshë totale 26 kilogramë si dhe rreth 17 gram kanabis dhe rreth 8 gramë kokainë.

Top Channel

Read Entire Article