EMRI/ Sherri i dhunshëm në Shkodër, një në spital dhe një në pranga, sekuestrohet arma e zjarrit

1 week ago 23
Reklamë

Dy persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm në Shkodër, ku shkak dyshohet të jetë bërë konkurrenca. Policia njofton se ngjarja është shënuar në lagjen “Vojo Kushi”, para stacionit të furgonave për transport pasagjerësh.

“Rreth orës 11:15, në lagjen “Vojo Kushi”, shtetasi C. S., 63 vjeç,  dyshohet se  për motive konkurrence, para stacionit të furgonave për transport pasagjerësh është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. Gj., 52 vjeç”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e sherrit të dhunshëm është dëmtuar një nga të përfshirët. 52-vjeçari i dëmtuar fizikisht dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, pa leje. Si pasojë u vu në pranga 63-vjeçari, Cen Sela.

Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Read Entire Article