EMRI/ Shiste apartamentet disa herë, arrestohet ndërtuesi në Tiranë

7 months ago 8
Reklamë

Foto ilustruese

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i Policisë së Tiranës arrestoi sot administratorin e një kompanie ndërtimi pasi kishte shitur disa herë apartamentet ndaj qytetarëve të ndryshëm duke iu shkaktuar dëm të madh ekonomik.

Mësohet se Sabri Shera kishte shitur të paktën tetë herë apartamentet qytetarëve të ndryshëm duke u marrë atyre shuma të konsiderueshmë, ndërkohë që besonin se ishin pronarë.

Madje, policia bën me dije se Shera i ka shitur më shumë se dy herë disa apartamente.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S. Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme”, njofton policia.

Shera rezulton se është arrestuar edhe disa vite më parë për të njëjtën akuzë. /vizionplus.tv

Read Entire Article