Emri/ Tentoi të fuste drogë në burg duke e fshehur te patatet, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

8 months ago 40
Reklamë

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi tentoi të fuste drogë në burg, nëpërmjet ushqimeve. 

Sipas gazetarit Mikel Marsi bëhet fjalë për Franko Caushaj, ndërsa drogën do t’ia jepte një të afërmi. Nëpërmjet aparaturave dhe kontrollit fizik u gjetën 380 gram hashash dhe 6 gram kokainë, e fshehur brenda në patate.

Organet policore të burgut bënë arrestimin në flagrancë dhe sektori i antidrogës i Policisë së Shtetit bëri kontrollin e banesës.

28-vjeçari u mor nga policia dhe dje u dorëzua pranë IEVP Vlorë, deri në gjykimin e tij.

Top Channel

Read Entire Article