EMRI/ U kap gjatë natës në Skrapar, kush është i riu i arrestuar për drogë në Angli dhe i deportuar në Shqipëri

5 months ago 23

Në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”,është finalizuar gjatë natës së djeshme operacioni policor i koduar “Rehova”.

Ka qenë një hetimi proaktiv disa mujor,i inicuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat,ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit Astrit Baja.

Proçedimi penal 251/2024,u drejtua nga prokuroria Papajani,disa muaj pas deportimit të Bajës nga Britania e Madhe,ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.

Sinjalizimet e mbërritura pranë organit tê akuzës,konfirmonin faktin se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh,ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë).

Gjatë operacionit policor në fshatin Rehovë rezultoi se 27-vjeçari Astrit Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar,me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi.

Read Entire Article