EMRI-VIDEO/ I morën shtëpinë përmes skemës së mashtrimit, kush është 63-vjeçari që kërkoi takim me Dumanin

4 months ago 24

Nga Blerina Cene

Një qytetar ka tentuar t’i japë fund jetës përpara Strukturës Antikorrupsion. Burri 63- vjeçar nga Lezha për të kryer aktin ekstrem konsumoi fotoksinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas burimeve, Pal Trashaj kishte kërkuar një takim me kreun e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumanin. Por kjo nuk ndodhi, e më pas, 63 vjeçari tentoi vetëflijimin.

Megjithatë, i pyetur nga Vizion Plus për një reagim zyrtar, Kryeprokurori nuk ka preferuar të japë një përgjigje nëse 63 vjeçari i kishte kërkuar një takim kokë më kokë apo jo. Menjëherë në vendngjarje erdhi policia dhe ambulanca që e transportuan në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Vizion Plus ka mësuar se Pal Trashaj dyshohet të jetë një nga mijëra qytetarët që janë zhvatur nga skema e mikrokredive, për të cilën ranë në pranga dhjetë persona.

Në maj të këtij viti Prokuroria njoftoi se përmes krijimit të kësaj skeme mashtrimi kompania “Micro Credit Albania” në bashkëpunim me subjekte të tjera financiare dhe zyrat përmbarimore, blenë borxhin në vlerën e 7.3 milionë euro që i përkisnin afro 4 mijë kreditorëve në një bankë të nivelit të dytë e më pas i detyruan ta shlyenin atë përmes shantazhit.

Fitimet që kishin gjeneruar, i kishin investuar në letra me vlerë e obligacione . Sipas prokurorisë ata kanë përfituar përmes interesit vjetor nga 4% deri në 10.5% të vlerës së investuar. Ndërsa zyrtarisht u njoftua se organi i akuzës së kryeqytetit ngriu 10 milionë që iu përkasin personave e akuzuar për pastrim parash me skemën piramidale të mikrokredive. Paratë u bllokuan në llogaritë e 3 subjekteve financiare, mes të cilave edhe “Micro Credit Albania”.

Read Entire Article