Energjia e pastër! Ku qëndron Shqipëria në nismën globale

8 months ago 33
Reklamë

Ngrohja globale dhe pasojat me të cilat po përballet mbarë bota ka detyruar të gjitha shtetet madje edhe ato naftë prodhues të bien dakord për trefishimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme deri në vitin 2030, në perspektivë, reduktimin e prodhimit te energjisë nga karburantet fosile.

Kjo u arrit për herë të parë në samitin për klimën që u zhvillua në Dubai këtë vit, masa të cilat synojnë të zvogëlojnë emetimin e gazit serrë përpara vitit 2030.

“Për herë të parë në histori të gjithë shtetet bien dakort”- tha Romeo Hanxhari, profesor për “Politikat e Mjedisit“ Univeristeti i Tiranës.

Shqipëria nuk është aspak imune nga efektet e ngrohjes globale. Por sa gati jemi ne për të përqafuar këtë qasje të re?

Shqipëria ka shumë mundësi. Burime të ripërtëritshme të energjisë janë energjia diellore, energjia nga era. Në të ardhmen të shikohet mundësi që të përdorë filma në dritaret për të përthithur energjinë diellore duke përfituar nga orët e gjata të diellit që kemi”- tha Hanxhari.

Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë pasi prodhohet nga burime hidrike.

Top Channel

Read Entire Article