Teksa Roberti ka qenë në kuzhinë duke gatuar krepat për fermerët, ka zhvilluar edhe një bisedë me Baby G.
Fermerja u shpreh se ka zgjedhur që në lojën e saj të jetë shumë e drejtë, por ka pikëpyetje se si mund të shihet nga publiku.
Nga ana tjetër, Roberti u shpreh se në fermë të gjithë po luajnë, ku zbuloi dhe “planin” e tij gjatë rrugëtimit që do të ketë në “Ferma VIP”.
“Shumë njerëz janë duke luajtur lojën. Unë kur kam hyrë këtu kam hyrë me shpirt, me zemër, edhe kam qenë shumë e drejtë me të gjithë, por nuk e di si e shohin njerëzit jashtë. Në fund fare është një lojë, një konkurrencë, se ti këtu ke ardhur për qejf”, tha Baby G.
“Të gjithë bëjnë lojë, por bëjmë veten ama. Është lojë, loja ime është zemra ime, kaq, s’dua t’ja di . Po të gjeja unë këtu një klimë të keqe do më shihje ndryshe fare. Nëse unë do gjeja njerëz agresivë, do isha unë ai tipi më i keq nga të gjithët. Këtu ka një ambient shumë të mirë dhe që e respektojnë njeri-tjetrin”, deklaroi Roberti. /vizionplus.tv