Austri-Turqi do të jetë ndeshja e fundit e 1/8 për këtë kampionat europian. Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet në çerekfinale me Holandaën, e cila u kualifikua pasi mundi me rezultatin e pastër 3-0 Rumaninë.
Trajnerët e dy skuadrave kanë bërë publikë formacionet që do të zbresin në fushë.
Sa i përket formacioneve tekniku Ralf Rangnick i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Pentz, ndërsa në mbrojtje, nga krahu i majtë në të djathin, Mëene, Lienhart, Danso e Posch. Para mbrojtjes janë vendosur Seiëald e Sabitzer, ndërsa Schmid, Baumgartner e Laimer janë vendosur pas “bomberit” të Inter, Marko Arnautovic.
Në krahun tjetër, tekniku Vincenzo Montella i ka pozicionuar turqit e tij në fushë, po me të njëjtën formulën, atë 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Gunok. Në krahët e mbrojtjes janë Muldur e Kadioglu, me qendrën që mbulohet nga Bardakci e Medih Demiral. Më të tërhequr në mesfushë janë Ayhan e Yuksek, ndërsa Guler, Kokcu e Kenan Yildiz, qëndrojnë pas sulmuesit Baris Alper Yilmaz.