EURO 2024/ Gyndogan para Spanjës: Ata janë skuadra më e mirë deri tani, por të shohim çfarë do të bëjnë kur topin ta kemi ne

2 months ago 25
Reklamë

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e parakohshme e kampionatit Europian ajo mes Gjermanisë dhe Spanjës që do të luhet të premten në orën 18:00 në stadiumin e Shtutgardit.

Një ditë para supersfidës kapiteni i panzerave, Ikay Gyndogan ka vlerësuar maksimalisht fuqinë e spanjollëve.

Deri më tani janë skuadra më e mirë e Europianit. Më pëlqen shumë stili i lojës së tyre, por do të shikojmë se ç’farë do të bëjnë kur ta kemi ne topin. Presioni? Mendoj se në këtë pikë nuk duhet që të qëndrojmë shumë pasi ne jemi mjaftueshëm të rritur dhe me eksperiencë që të menaxhojmë situata të tilla”, deklaroi Gyndogan.

Read Entire Article