Holanda është skuadra e radhës që do të luajë në çerekfinalet e kampionatit europian. Ktulipanët kanë mposhtur me rezultatin 3-0 surprizën e këtij europiani, Rumaninë.
Ballkanasit u përpoqën për të bërë një tjetër mrekulli, por e patën të pamundur përballë shkolëls së futbollit.
Holandezët shënuan me anë të Gakpo në minutën e 20-të, i cili realizoi një “perlë” me një goditje me këmbën e djathtë.
Ndëkrohë që golin e dytë e shënoi Malen në minutën e 83-të. Ishte po Malen i cili trefishoi rezultatin në minutën e 93.
Holanda do të duhet të presë ndeshjen e darkës mes Austrisë dhe Truqisë për të mësuar kundërshtarin në çerekfinale.
/Vizionplus.tv/