Federata italiane “nxjerr dhëmbët”: Kush regjistrohet në “Superliga” përjashtohet nga Seria A

8 months ago 43
Reklamë

Krijimi i Superligës ka trazuar ujërat në shumë prej ligave më të rëndësishme europiane. Federata Italiane e Futbollit ka dalë hapur kundër idesë së krijimit të Superligës, madje duke kërcënuar edhe klubet e Serie A me përjashtim.

Këshilli Federal i Federatës Italiane të Futbollit, ku president është anëtari i Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, Gabriele Gravina, ka vendosur në rregulloret e saj se kushdo që kërkon të regjistrohet në Serinë A në sezonin e ardhshëm, duhet të nënshkruajë një marrëveshje ku deklaron se nuk do të marrë pjesë në kompeticione që nuk organizohen nga UEFA dhe FIFA.

Këshilli i Federatës së Futbollit Italian ka vendosur 4 qershorin si afat të fundit për regjistrimin e klubeve që duan të regjistrohen në Seria A.

Ndërkhë pritet që të njëjtin veprim të ndërmarrin edhe liagt e tjera, përfshirë Premier League dhe Bundesliga.

Lidhur mekrijimin e Superligës “bossët” e Bayern Munchen Franc Bekenbauer dhe Rumeninge dolën hapur që prej fillimit, madje sipas tyre Superliga kishte vetëm një qëllim shkatërrimin e Premier League.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article