Fëmijët e lindur në vitet 2000 janë të padisiplinuar, egoist dhe nuk dinë të punojnë

8 months ago 33
Reklamë

Kjo ka qenë deklarata sa shqetësuese aq edhe e vërtetë e aktores Jodie Foster që, me sa duket, është hasur me shumë të rinj të moshës 22-26 vjeçare, të lindur pra në vitet 1997-2000, që e kanë zhgënjyer në raportet e punës.

“Janë egoist, nuk dinë të sillen dhe as të ndërveprojnë në marrëdhënie pune me njerëzit. Jam përpjekur vazhdimisht t’i orientoj dhe ndihmojë por pa rezultat”- ka qenë një pjesë e deklaratës së aktores që nuk mund të themi se nuk gjen vend në aktualitetin e të gjitha vendeve, përfshi edhe Shqipërinë. Gjithmonë e më shumë drejtues biznesesh apo njerëz në role drejtuese, në ndërrmarje të shumta, në Tiranë e kudo në qytete të tjera të vendit, i dëgjon të ankohen për të njëjtat shqetësime. Nuk respektojnë oraret, nuk janë të përgjegjshëm dhe nuk duan t’ia dinë për punën, edhe atëherë kur janë nevojtarë. Më e rëndë duket të jetë situate për fëmijë të këtij brezi, sot duke ndjekur studimet e larta apo që i kanë përfunduar ato, të prindërve që kanë të ardhura të mira dhe nuk i kanë mësuar fëmijët asnjëherë me frymën e punës, përkundrazi, u kanë thjeshtuar gjithçka, duke u ofruar edhe gjërat e panevojshme, të gatshme në tryezë.

Aktorja Jodie Foster, 61 vjeç, në një intervistë për the Guardian ka thënë se të punosh me Gen-Z, që përfshin të rinjtë e këtij brezi, është një përvojë aspak e mirë.

“Janë shumë irritues, sidomos në punë. Ah, të rinjtë e sotëm. Ata thonë gjëra si “Nuk ndihem mirë sot, do të vij pak vonë, në orën 10.30”. Ose dërgojnë emaile plot me gabime, ua vë në dukje, i pyes nëse e kanë rilexuar dhe me thonë: “Pse duhet? Koha është shumë e kufizuar!”.

Duhet të mos mendojnë aq shumë për veten e tyre dhe të mësojnë të ndërveprojnë jashtë ekranit te telefonit. Unë mund t’i ndihmoj, por nuk duan, nuk kanë asnjë qëllim a synim”. Jodie Foster ka dy djem Gen-Z, Charles dhe Kit, 25 dhe 22 vjeç, por me sa duket edhe në rastin e saj pakënaqësitë janë të njëjtat./Living

Read Entire Article