Fermerët bllokojnë rrugën, në protestë kundër grumbulluesve: Po na marrin prodhimin me 20 lekë

4 months ago 25
Reklamë

Fermerët e Beratit dhe të Fierit janë ngritur sot në protestë, duke bllokuar aksin rrugor që lidh këtë qytet me Lushnjën, pasi sipas tyre I gjithë prodhimi po shitet në kosto duke i çuar drejt falimentimit.

Tubimi është zhvilluar me tensione për shkak të përplasjes mes protestuesve dhe policisë. Forcat e renditu përpoqën të pengojnë bllokimin e rrugës nga fermerët, ndërkohë që këta të fundit derdhën arka të tëra me domate dhe kastravecë në rrugë.

Fermerët thanë se mos kontrollimi nga shteti i pikave të grumbullimit, bën që në fund ata të një fitim aq të vogël saqë nuk mbulon dot as shpenzimet.

“Çmimi i domates, plehrat kanë shkuar 150 mijë leke kuintali, populli po vuan kurse këta bëjnë propagandë për turistët. Po bëhet masakër , me pikat e grumbullimit që mbrohen nga deputete. këta po tallen, kush e kush të ulë çmimin më shumë. Ne po hedhim mallin poshtë, turp ne lamë emigrimin përse që të punojmë dhe pasurohen pikat. Është turp që në 2024 fermerët dalin se duan të zbatohet ligji”, thanë fermerët.

Fermerët thonë se nuk do të ndalen dhe nëse do të jetë e nevojshme do të protestojnë edhe para kryeministrisë./vizionplus.tv.

Read Entire Article