“Festa mbaroi!”, Rishi Sunak përballet me qytetarët e indinjuar nga humbja e thellë: Bëj gati valixhet!

2 months ago 19
Reklamë

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u prit me brohorima nga qytetarë të indinjuar me humbjen e thellë të Konservatorëve në zgjedhjet e mbajtur.

Teksa largohej nga zyrat konservatore këtë mëngjes, ai u përball me një turmë që i kërkonin të bënte gati valixhet e të largohej.

“Bëjini valixhet” brohorisnin jashtë zyrave. Sipas Sky News, të tjerë bërtitën: Festa mbaroi!

BBC raporton se Sunak bisedoi në një takim 40-minutësh me punonjësit e partisë dhe i falënderoi për kontributin e tyre.

Duhet të theksohet se Sunak arriti të rizgjedhej në zonën e tij elektorale pavarësisht humbjes së madhe të konservatorëve.

Read Entire Article