Jemi sërish në periudhën e vitit ku jugu i Francës pret yjet e ekranit nga mbarë bota, për të festuar filmin më të mirë. Që prej 1946 çdo vit, 60 kombe zbresin në Palais des Festivals, duke përmbytur hapësirën e Teatrit Soixantième, bregdetin dhe natyrisht, 24 shkallët legjendare të vetë pavijonit.
Në vitin 2024, përsëritja e 77-të e festivalit filloi me shfaqjen e Le Deuxième Acte . Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin personat e përhershëm të eventit: Meryl Streep me një fustan të bardhë me mëngë të gjata; Léa Seydoux me veshje të argjendtë me supe jashtë; Eva Green me një fustan të zi princeshe; dhe sigurisht, presidentja e jurisë Greta Gerwig në fustan ngjyrë burgundy deri në dysheme.
Ndërsa Festivali i Filmit në Kanë vazhdon përgjatë Rivierës Franceze, ne ju sjellim pamjet më të mira të tapetit të kuq./vizionplus.tv