Nga Borana Demiri
Në të gjitha shkollat e kryeqytetit, dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe është përcjellë me festë dhe mesazhe falënderimi e vlerësimi për punën e çmuar të mësuesve në edukimin e brezave.
“Unë kam 40 vite mësuese fillore, nga e para në të pestë. Gjëja më e bukur që kam marrë është dashuria e fëmijëve”
“Unë kam 35 vite në profesion, gëzimi më i madh i gjithë këtyre viteve, është dashuria dhe respekti i fëmijëve.”
Të vegjlit duket se janë ata që e përjetojnë edhe me më shumë entuziazëm atmosferën, ndërsa për dhuratat kanë menduar thuajse të gjithë.
“Gëzuar 7 Marsin mësuesja ime e dashur, e dua shumë sepse më ka mësuar dhe edukuar.” “I kemi bërë kartolina, dhe disa dhurata të tjera sepse jemi mbledhur me klasat dhe disa recitime.” “Gëzuar 7 Marsin, e kemi xhan sepse na ka mësuar dhe është si mami i dytë për ne…dhe na bën më të zgjuar.”
Më 7 mars të vitit 1887 u hap Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë e drejtuar nga Pandeli Sotiri. (efekte)
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu përcollën një urim të përbashkët përmes “Himnit të Mësuesit”, një performancë e nxënësve në shkollat e Tiranës dhe Korit të Liceut Artistik./vizionplus.tv