Finalja e Europianit, biletat shiten me çmime të frikshme

2 months ago 42
Reklamë

Kampionati Evropian në Gjermani përfundon nesër me finalen që do të luhet në Berlin mes Spanjsës dhe Anglisë në orën 21:00.

Edhe pse ka mbetur vetëm një ditë deri në atë ndeshje, shumë tifozë ende po përpiqen të marrin një biletë për ta ndjekur live këtë ndeshje historike.

Çmimet e biletave të përcaktuara nga UEFA ishin si më poshtë: Fans First – 95 euro (që është një çmim i pranueshëm), kategoria 3 – 300 euro, kategoria 2 – 600 euro, kategoria 1 – 1000 euro, vendet kryesore – 2000 euro.

Tani biletat që janë shitur për 95 euro mund të gjenden në tregun e zi deri në 8000 euro.

Madje, biletat e kategorisë 1 shiten për 13 mijë euro, që është 13 herë më e shtrenjtë. Biletat për “Prime Seats” kushtojnë në tregun e zi deri në 50 mijë euro, ose 25 herë më shumë se çmimi real. /vizionplus.tv

Read Entire Article