Finalja ndaj Spanjës, Kane flet si kapiten: Skuadra vjen e para

2 months ago 30
Reklamë

Anglia do të garojë në finalen e Europianit për të dytin vit radhazi. Tre Luanët rezervuan vendin e tyre në takimi” e madh të Berlinit, ku do të përballen me Spanjën.

“Shpëtimtar” për skuadrën e Gareth Southgate ishte Ollie Watkins, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 81-të të gjysmëfinales kundër Holandës së bashku me Cole Palmer dhe dhjetë minuta më vonë shënoi golin kualifikues pas asistimit të mesfushorit të Chelsea. Sulmuesi i Aston Villa hyri në vend të Harry Kane në ndeshje, me kapitenin e Anglisë që e përqafoi atë pas ndeshjes së madhe kualifikuese.

“Të jem i sinqertë, nuk më kujtohet se çfarë i thashë. Faleminderit Olli, nuk është e lehtë të mos jesh në ndeshje që në fillim. Nuk është e lehtë të presësh për shansin tënd.

Të dish se si të shfrytëzosh mundësinë siç bëri me atë gol është një meritë për të dhe padyshim një rezultat i madh për ekipin”, tha Kane në komentet e tij pas ndeshjes.

“Të gjithë po luftojnë me të njëjtin qëllim dhe nuk ka ego. Unë gjithmonë përpiqem të jap shembull. Unë gjithmonë përpiqem të jem lider, por skuadra vjen e para, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Kane në fjalën e tij përpara finales së madhe. /vizionplus.tv

Read Entire Article