Finlanda po regjistron një muaj jashtëzakonisht të ngrohtë, me temperatura që kalojnë 25 gradë Celsius, një rekord për vendin, tha të hënën shërbimi meteorologjik i vendit.
Autoritetet janë vënë në gatishmëri nga nesër deri të premten për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të kalojnë 27 gradë Celsius.
“Është ndoshta hera e parë që ne kemi lëshuar një alarm për valë të të nxehtit në maj,” i tha AFP Iris Viljamaa e Institutit Meteorologjik Finlandez.
“Klima finlandeze ka njohur gjithmonë ndryshime meteorologjike, por sot ndryshimi i klimës i përforcon këto lloj fenomenesh,” sipas meteorologes Leena Laakso.
Temperaturat e regjistruara gjatë kësaj periudhe janë rreth 10 gradë Celsius më të larta se temperaturat mesatare të muajit maj, shtoi ajo./vizionplus.tv