Fiorentina nuk pati mëshirë ndaj Sassuolos në duelin e javës së 3 të kampionatit Italian. Toskanët fituan 5 me 1 në fushën e tyre duke e shtyrë skuadrën e Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës gjithnjë e më shumë drejtë serisë B. situatë kritike tani për Sassuolon e shqiptarëve pasi me 4 ndeshje ende për tu luajtur ata janë 5 pikë prapa Empolit dhe Frozinones të cilat për momentin shpëtojnë.
Vjollcët kaluan në avantazh në minutën e 17 me anë të Sottil, ndërsa 11 minuta më vonë goditën edhe shtyllën me Parizin. Në pjesën e dytë tekniku mik Balardini aktivizoi dyshen Nedim Bajrami dhe Mulatieri mirëpo Fiorentina shtoi ritmin dhe vuri në vështirësi mbrojtjen e miqve ku luajti titullar edhe Marash Kumbulla, ndërsa portieri Konsili, u dorëzua që në fillim golit të dytë të shënuar nga Martinez Kuarta.
3 minuta pas këtij realizimi ishte Torstved që shënoi duke rihapur edhe ndeshjen, mirëpo ishte vetëm një iluzion i përkohshëm kjo gjë, pasi një super Niko Gonzales bëri diferencën në pak minuta. Argjentinasi shënoi dy gola në minutat 58 dhe 66 ndërsa në mes ishte edhe Antonin Barak që realizoi një tjetër gol për vendasit.
Në duelet e tjera ranë në sy barazimi spektakolar 2 me 2 mes Napolit dhe Romës që në fakt nuk shërbeu askujt . Roma lëshoi dy pikë kundrejt Atalantës në luftën për zonën Champions, ndërsa Napoli i dha fund synimit për të qenë sezonin e ardhshëm në këtë kompeticion. Buzëqesh Atalanta e Gjimshitit e Cola mundi Empolin 2 me 0 dhe tani e sheh vetën 2 pikë lart Champions League, aq më tepër që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. /vizionplus.tv