Fluks i shtuar në doganën e Qafë Thanës, radhë të gjata në anën shqiptare të kufirit

6 months ago 34

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ka pasur fluks të shtuar.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të lëvizjeve të shumta drejt vendit fqinj duke sjellë edhe radhë të gjata në anën tonë të kufirit.

Burime pranë stacionit kufitar të Qafë Thanës bëjnë të ditur se gjatë pasdites së sotme fluksi ka ardhur në rritje pasi shumë shtetas maqedonas që kanë kaluar ditën e sotme në qytetet shqiptare po kthehen drejt vendit të tyre.

Të njëjtat burime thanë se pasditen e sotme edhe numri i shqiptarëve që kanë kaluar nga vendi ynë drejt vendit fqinj ka qenë i lartë pasi kanë zgjedhur Ohrin e Strugen për të kaluar ditët e fundjavës.

Një tjetër arsye e krijimit të radhëve të gjata është edhe mosplotësimi me personel kontrolli nga ana maqedonase. /vizionplus.tv

Read Entire Article