Pushuesit nga Kosova zgjedhin sërish bregdetin tonë edhe në këtë fillim shtatori.
Vargu i gjatë i automjetevë në Rrugën e Kombit tregon se pushuesit ditor nga Kosova, janë drejtuar sërish drejt bregdetit shqiptar, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta.
Siç dallohet në pamjet e siguruara, nga fluksi i automjeteve ka pasur edhe trafik të rënduar, kryesisht pranë rrethrrotullimit në Fushë Milot, si edhe në krahun verior në drejtim të Lezhës.
Megjithatë, në pjesën tjetër të autostradës qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
Forcat e policisë së qarkullimit rrugor po monitorojnë në disa pika kryesore të akseve rrugore./vizionplus.tv