Forcat ruse pushtojnë dy fshatra në Ukrainën lindore

4 months ago 27

Trupat ruse pushtuan fshatrat Spirne dhe Novolexandrivka në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një postim në Telegram.

Fshati Spirne ndodhet në pjesën lindore të Donetskut, afër kufijve administrativë të rajonit Luhansk. Fshati Novolexantrivka ndodhet afërsisht 130 kilometra në perëndim të Spirne.

Gjatë konferencës së djeshme të shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, u fol për “luftime të ashpra” në këtë zonë, por pa përmendur humbjet territoriale.

Donetsk është një nga katër rajonet ukrainase (të tjerët janë Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson) që Rusia njoftoi se do t’i aneksonte në fund të vitit 2022, një veprim i dënuar si i paligjshëm nga shumica e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Forcat ruse nuk kontrollojnë plotësisht asnjë nga këto rajone. /vizionplus.tv

Read Entire Article