Forcimi i marrëdhënies mes Putin dhe Kim Jong Un, delegacioni i Koresë së Veriut do të vizitojë Moskën

7 months ago 10
Reklamë

Një delegacion i Koresë së Veriut do të zhvillohë një vizitë zyrtare në parlamentin rus. Takimi pritet të mbahet më 13 shkurt, informacion i cili u bë i ditur nga një ligjvënës nga Partia Komuniste e opozitës.

Ligjvënësi, Kazbek Taisaev tha gjithashtu se një delegacion nga parlamenti rus planifikon të udhëtojë në Korenë e Veriut në mars.

Që nga fillimi i luftës me Ukrainën, Rusia ka zhvilluar lidhje më të ngushta me Korenë e Veriut dhe vende të tjera armiqësore ndaj SHBA-së, si Irani, i cili është një burim shqetësimi për Perëndimin.

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut, megjithëse data e udhëtimit është ende e paqartë. Kremlini tha muajin e kaluar se vizita e Putinit do të bëhet në të ardhmen e afërt./vizionplus.tv/

Read Entire Article