FORD feston 20 vjet në Shqipëri, nga makinat luksoze tek mjetet e emergjencës dhe ambulancat

5 months ago 22

20 vjet FORD në Shqipëri, 20 vjet histori suksesi! Dy dekada më parë, FORD, brand-i që ka shenjur historinë, zgjodhi Albanian Motor Company, për t’i besuar selinë zyrtare për klientët shqiptarë.

Sot në një event madhështor kjo kompani festoi FORD-in, markë plotësisht e afirmuar në tregun shqiptar, që ofron një portofol me shumëllojshmëri automjetesh e për këdo.

“Ford është 20 vite në Shqipëri nëpërmjet kompanisë sonë, por Ford njihet në Shqipëri që nga 1920. Kemi filluar me numra shumë modestë vitet e para dhe jemi sot që kemi arritur në 800 deri në 1000 klientë. Ford-i në historinë e vet ka patur që nga modelet më të thjeshta të mundshme me Ford-in KA dhe me Ford Fiesta dhe deri te modelet super luksoze, siç është Ford Explorer dhe Ford Mustang. Madje mund të nxjerr në pah sot, se Mustang ofrohet edhe 100% elektrik. Makina më e shitur te Ford në vitet e para ka qenë Fiesta dhe Focus. Sot është versioni Kuga dhe versioni Puma”, tha Jozef Mirdita, brand manager, Ford Albania Motor Company.

Por, Ford është edhe logo-ja që mbajnë mjetet e emergjencës në Shqipëri.

“Ford Focus dhe versioni Berlin apo Sedan për policinë dhe gjithashtu Ford Transit me ato specifika që ofron është jashtëzakonisht i përshtatshëm për ambulancat dhe kjo është arsyeja pse ambulancat këto vitet e fundit kanë qenë vetëm Ford”, u shpreh Jozef Mirdita.

Një klient besnik i brand-it është edhe TIMAK, që e transformon FORD-in në autoambulancë apo edhe të tjera mjete të shërbimit publik. Sipërmarrësja Arjeta Puca tregon se bashkëpunimin me këtë brand e ka nisur 7 vjet më parë.

“Në TIMAK më shumë kemi përdorur furgonët, ngaqë bëjmë ambulanca, por kohët e fundit më shumë kemi marrë edhe kamionë, pasi bëjmë kamionë për zjarrfikëse apo kamionë plehrash. Ford është shumë e saktë, por edhe shumë e shpejtë, prandaj gati prodhimi jonë përfshin gati 70-80% Ford nga mjetet”, tha Arjeta Puca sipërmarrëse, TIMAK.

Teknologji, inovacion, siguri e komoditet, të gjitha bashkë, në një emër të madh, FORD. Nëse zgjedh FORD, ke zgjedhur historinë!/vizionplus.tv/

Read Entire Article