Foto ekskluzive/ Maska me…., çfarë iu gjet shqiptarit në momentine e arrestimit, dyshohet i përfshirë në vrasjen e mafiozëve grekë

8 months ago 13
Reklamë

Xhonatan Pajës, shqiptari të dyshuar të përfshirë në vrasjen e dy mafiozëve grekë në momentin e arrestimit i janë gjetur maska.

Konkretisht ai është arrestuar fillimisht në tetor 2023 në pikën e kalimit kufitar të Sukobin në Mal të Zi ose ndryshe pika doganore e Muriqanit, duke tentuar të hyjë në Shqipëri. Policia malazeze dyshonte se ai do të bashkëpunonte me shtetasi armen Mnatsakanyan Artyom, 34 vjeç, për vrasjen e një anëtari të një klani kriminal në Budva. Gjatë kontrollit të automjetit ku u kap armeni dhe ku më parë ndodhej dhe Pajo, u gjetën dy pistoleta “Glock” me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike “Scorpion” me silenciator, dy maska silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Pajo ishte larguar nga mjeti por u kap në kufi. Gjatë arrestimit të tij, ai është paraqitur në mënyrë të rreme si P.V. dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë. Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

Policia e Budvës lokalizoi një banesë në vendbanimin Buljarica, e cila shfrytëzohej nga të dyshuarit, duke gjetur sende të cilat po i nënshtrohen ekspertizës. Gjithashtu u gjetën automjete dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përgatitjes së kryerjes së krimit”, tha policia atëherë. Policia lokalizoi dhe hotelet në Podgoricë ku kanë qëndruar personat e dyshuar.

Top Channel

Read Entire Article