FOTO+EMRI/ Humbi jetën pas debatit me dy grekë, kush është 20-vjeçari shqiptar

3 months ago 35
Reklamë

Orgito Lloci, 20 vjeç humbi jetën në Greqi pas një debati me dy 24-vjeçarë grekë.

I riu shqiptar u ndje keq pas debatit dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi në Kalyves Apokoronou.

Burime policore, duke folur për protothema.gr, thanë se, sipas raportimeve, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi.

Sipas të njëjtave burime, pesë personat e përfshirë në sherr janë ndaluar dhe në varësi të rezultateve të autopsisë nuk përjashtohet që të akuzohen edhe për vrasje./vizionplus.tv

Read Entire Article