Një 30 vjeçar nga fshati Peladhi i Bulqizës humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sofraçan, teksa 30 vjeçari Klodian Kala ka qenë duke peshkuar në zallin e Bulqizës.
Dyshohet se gjatë momentit peshkimit teksa në Zall kishte hedhur kabullin e gjeneratorit në ujë dhe dyshohet se ka rrëshqitur nga bregu e për pasojë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën në vend.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së 30 vjeçarit./vizionplus.tv