Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e dy nga katër autorët e dyshuar që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, paraditen e sotme.
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është sulmuar me mjete të forta nga tre persona mëngjesin e sotëm, pasi ka lënë vajzën në kopësht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Siç shihet edhe në foto, dy autorët e dyshuar janë duke vrapuar pasi kanë dhunuar avokatin. Aktualisht avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë në Spitali e Traumës në Tiranë.
/Vizionplus.tv/