FOTO/ Kush është shqiptari që u qëllua me tre plumba në zonën e “nxehtë” të kriminalitetit në Athinë

7 months ago 25
Reklamë

Renis Fajzolli, 34-vjeç personi që shihni në foto, është qëlluar në zonën e Votanikës së Athinës me tre plumba nga autorë të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4:00 të mëngjesit në një park, në zonën në rrugën e Sidirokastros. Sipas informacioneve autorët kanë qenë në një automjet me të cilin janë afruar më parë me 34-vjeçarin, e më pas e qëlluan tre here.

Fajzolli la makinën dhe eci me këmbë deri tek ekipi i ndihmës së shpejtë dhe policisë që ndodheshin të stacionuar në zonë. Është një nder zonat e “nxehta” përsa i përket kriminalitetit të Athinës dhe në kryqëzimet pranë, ka edhe ambulanca edhe policë të stacionuar. Nga fotot e siguruara nga media greke protothema.gr, efektivët e policisë kanë izoluar plagën e barkut që ka pësuar 34-vjeçari, i cili tashmë po trajtohet në spitalin “Georgios Gennimatas”.

34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

Top Channel

Read Entire Article