FOTO/ Tifozja më e famshme e Botërorit përfundon në karrige me rrota

3 weeks ago 31
Reklamë

Ndryshe nga zakonisht ku fotot e saj nga pushimet janë mjaft provokuese dhe tregon se po kënaqet, këtë herë Ivana Knoll u shfaq në një karrige me rrota.

Modelja kroate ka pësuar një aksident gjatë pushimeve që kaloi në ishullin grek Mykonos.

31-vjeçarja ka zbuluar se ka ndrydhur këmbën, duke postuar disa foto që shfaqej me paterica, ndërsa kalimin në aeroport e ka bërë ndërkohë që ishte ulur në karrige me rrota.

Ivana Knoll është një ish-modele, Miss Kroacia e cila është quajtur ‘tifozja më seksi e Kroacisë’. Ajo bëri bujë teksa mbështeti ekipin kombëtar në një seri veshjesh provokuese gjatë Kupës së Botës 2022./vizionplus.tv

Read Entire Article