FOTO/ Urimet për Krishtlindje! Festa që “hap dyert” e shtëpive të politikanëve shqiptarë

8 months ago 29
Reklamë

Disa me një kartolinë, të tjerë nga zyra, por një pjesë e politikanëve zgjedhin që urimet për festën e Krishtlindjeve t’i bëjnë nga shtëpia. Nuk është e zakontë që të “futemi” shpesh në shtëpitë e shumëdiskutuara të krerëve të shtetit.

Këtë vit, Kryeministri Rama uron Krishtlindjet me tablonë e rrallë.

“Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha”, shkruan Rama.

“Gëzuar Krishtlindjet miq!”, ishte urimi i Berishës në Facebook.

Spiropali ndanu një kartolinë familjare me urimin: Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

Gjithashtu, një foto nga shtëpia ndau edhe Jozefina Topalli, të familjes së vajzës së saj, Megit.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Në mungesë të një urimi nga Lulzim Basha, ka qenë bashkëshortja e tij, Aurela që ka ndarë një kartolinë nga shtëpia:

Erion Braçe uron nga Divjaka:

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj ka uruar qytetarët e kryeqytetit:

Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Nikolla është ndalur më gjat në urimin e saj për besimtarët e krishterë:

“Në Bethlehem, në një koritë të thjeshtë, në thellësi të errësirës dhe në zemër të të ftohtit, një Bir e At na u dha të gjithëve dhe prej asaj dite fryma dhe supet e tij u bënë mbështetja jonë.

Me rastin e festës së bukur të Krishtlindjes, u uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shqiptarëve shëndet, mbarësi e bekime në familjet e tyre.

Besimi ndaj Jezusit është frymëzimi për të ecur drejt Dritës që mund errësirën, drejt Paqes që mund luftën, drejt Shpresës që mund dëshpërimin, drejt Jetës që mund vdekjen.

Sot, toka ku lindi Krishti, nuk ka qetësi. Në prag të Krishtlindjes, uroj e dëshiroj që qytetarët dhe fëmijët palestinezë dhe izraelitë të shpëtojnë nga tmerret e luftës dhe të gëzojnë frytet e paqes. Që qytetarët e Ukrainës dhe të kombeve të pushtuara të çlirohen dhe të jetojnë të lirë në shtëpitë e tyre.

Shëndet e bekime për të gjithë!”, shkruan Nikolla./vizionplus.tv

Read Entire Article