FOTO/ Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, momenti i arrestimit të shqiptarit

8 months ago 38
Reklamë

Ky është momenti i arrestimit të 50-vjeçarit shqiptar, që vrau kunatin e tij pasi mësoi se vajza e tij e vogël ishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare nga viktima. Ai është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

Fatmir Terallari, autori i vrasjes, nuk shfaqi shenja pendese, ndërsa theksoi se bëri atë që duhej bërë ndaj kunatit të tij, për të cilin shprehet se i helmoi të bijën.

Mediat greke shkruajnë se viktima kërcënonte vajzën, e cila tanimë është 18 vjeç.

Ajo ka treguar në polici se si filloi abuzimi dhe se si së fundmi ai i dërgonte video në celular duke i kërkuar paratë. Në fakt ajo i ka paraqitur policisë mesazhet e viktimës dhe i ka dorëzuar celularin, në të cilën viktima i dërgonte videot për t’i bërë presion psikologjik. Në të njëjtën kohë, babai 50-vjeçar përshkroi në polici se si mësoi nga vajza e tij makthin që ajo jetonte dhe si mori vendimin për të vrarë vëllain e gruas së tij. Siç tha ai, madje e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij, e cila studionte, filloi të mos paguante qiranë e banesës dhe t’i kërkonte dhe më shumë para./vizionplus.tv/

Read Entire Article