Francë-Belgjikë gati për spektakël, Mbappe udhëheq “gjelat” përballë De Bruyne dhe Lukakut

2 months ago 27
Reklamë

Francë-Belgjike është padiskutim një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/8 të kampionatit europian. Dy skuadra të forta, patjetër me gjelat favoritë të mëdhenj për fitoren finale, por edhe belgët kanë goxha kualitet sidomos në fazën ofensive.

Skuadra e Didie Deshamp kuptohej super favorite në fillim të “Euro 2024”,  mirëpo faza e grupeve tregoi luhatje dhe disa pasiguri në lojën e francezëve. Ndaj sot, dueli ndaj Belgjikës është një test i vërtetë për Mbappe me shokë.

Ylli i ri i Real Madrid, duhet të udhëheqë ekipin dhe të tregoje se janë ata ekipi për tu mundur. Nga ana tjetër Kilian Mbappe duhet edhe të bëjë kujdes maksimal, pasi mund të humbasë çerekfinalen e mundshme kundër Portugalisë, pasi është në listën e lojtarëve që rrezikojnë nëse ndëshkohen me karton të verdhë.

Përballë gjelave do të jenë belgët të vërshëllyer nga tifozët pas ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Ukrainasë, ku ishin me shumë fat që nuk u eliminuan pasi ukrainasit humben dy raste të pastra në shtese. De Brojnë, Doku, Tielemons dhe Lukaku kanë ende shumë për të dhënë në raport me çfarë është parë në këtë europian, mirëpo shqetësimi më i madh i trajnerit Tedesko është reparti i mbrojtjes. Skuadra që fiton përballet në fazën tjetër me fituesen e çiftit Portugali-Slloveni. /vizionplus.tv

Read Entire Article