Fredi Beleri eurodeputet nga burgu, i katërti në radhët e fituesve të “Demokracisë së Re” me 37 mijë vota

3 months ago 30
Reklamë

Votat e qytetarëve grekë në zgjedhjet europiane të këtij viti shënuan një pikë kthese për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Me më shumë se 236 mijë vota Beleri, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka arritur të zgjidhet euro deputet.

Partia Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis siguroi 28.31% të votave, duke fituar shtatë vende në Parlamentin Evropian, ku i katërti u rendit kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri.

Lexo edhe :

Related Posts

Zgjedhja eurodeputet u shoqërua me festë dhe hedhje fishekzjarrësh në Himarë, ku shumë mbështetës të tij kishin dalë në shesh për të pritur rezultatet.

Ndërkohë pas fitores, vetë Beleri nga burgu bëri një reagim.

“Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton ndaj errësirës. Dhe se forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Siç kishim ne që dhamë këtë luftë. Një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve. Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së grekëve.”

Fredi Beleri,  kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ndodhet në burg që nga 14 maji i një viti  më parë, pasi u dënua nga gjykata e posaçme e shkallës së parë me 2 vite për blerje  votash./Vizionplus.tv

Read Entire Article