Frika e zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, SHBA edhe OKB dënojnë sulmet me raketa iraniane në Irak

8 months ago 29
Reklamë

Kombet e Bashkuara në Irak kanë dënuar sulmin me raketa të Iranit në Erbil, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit në Irakun verior.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm iranian ndaj vendndodhjeve në Erbil, Rajoni i Kurdistanit të Irakut, i cili shkaktoi viktima civile. Sulmet, nga çdo palë, që shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut duhet të ndalen,” tha Misioni i Ndihmës së OKB-së për Irakun në një deklaratë të postuar në X të martën.

Lexo edhe :

Related Posts

Në reagim theksohet se se shqetësimet e sigurisë duhet të adresohen përmes dialogut.

Të hënën, Garda Revolucionare e Iranit  lëshoi ​​raketa balistike në një numër lokacionesh në Erbil, duke përfshirë atë që pretendoi se ishte një bazë spiunazhi për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad dhe grupet terroriste anti-Iranike në Siri.

Sulmet, të cilat vranë të paktën katër civilë dhe plagosën gjashtë të tjerë sipas Këshillit të Sigurimit të rajonit të Kurdistanit, u dënuan nga Shtetet e Bashkuara si të pamatura dhe të pasakta, teksa frika për një konflikt më të gjerë rajonal rritet/vizionplus.tv/

Read Entire Article